KONKURS

Ferizaj, - 09:48

KRU "BIFURKACIONI" SH.A shpallë konkurs për dy (2) vende Pune.

Duke u bazuar në nenin 8.1. Ligji i Punës. Nr. 03/L-212 , nenin 21 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike 03/L-087 neni 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-087, neni 183 të Ligjit nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregëtare .  dhe në Rregulloren  mbi  SPVP.  Nr. 775  të  24.12.2007, Bordi i Drejtorëve në KRU.  “Bifurkacioni”  sha. në Ferizaj shpallë:

 

K O N K U R S

Për vendet e lira të punës :

1.-  Kryeshef  Ekzekutiv .

2.- Zv. Kryeshef  Ekzekutiv.

 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale për pozitën e punës: Kryeshef Ekzekutiv .

  •             - Kandidati duhet të ketë përgatitje Universitare –  të ketë së paku 5. vite përvojë pune menaxheriale.

                Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheq,  organizon,  dhe mbykqyrë  punën në kompani, urdhëron zbatimin e tyre
  • Përfaqëson kompaninë  pranë institucioneve organizatave dhe organeve relevante në Komunë dhe jasht sajë.
  • Në marrëveshje me Bordin e Drejtorëve dhe  Stafin Menaxhues propozon dhe vendosë kuadrin professional të kompanisë.
  • Kërkon nga udhëheqësit e departamenteve  punuese raporte mujore, vjetore si dhe  hartimin e projekteve teknike dhe financiare.
  • Organizon punën në kompani  dhe merr masa ndërshkuese ndaj atyre që nuk i zbatojnë urdhëresat e punës dhe detyrat e punës
  • Vendos mbi sistemimin e punëtorëve në vende të caktuara të punës në bazë të rregullores.
  • Vendosë mbi përgjegjësinë materiale dhe disiplinore të punëtorëve në bazë të ligjit dhe rregulloreve të aplikueshme në kompani.
  • Merr vendime në bashkëpunim me Stafin Menaxhues  dhe kujdeset për zbatimin e tyre,  kujdeset për sigurinë dhe disiplinën  në  kompani.

 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale për poziten e punës: zv.Kryeshef Ekzekutiv.

  • Kandidati duhet të ketë përgatitjen Universitare – të ketë së paku 3 vite përvojë pune menaxheriale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me KE përcjell realizimin e Planit të Biznesit
  • Ndihmon KE në organizimin e punëve të shërbimeve të caktuara.
  • Angazhohet në koordinimin e punëve të departamenteve të kompanisë.
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Ligj,Statut dhe Rregullore të Kompanisë

Procedura e aplikimit:

-     Aplikacioni për punë.

-     CV-

  • Dëshmi për kualifikimin professional.
  • Çertifikata e lindjes apo Ekstrakti.  /jo më e vjeter se 6 muaj/
  • Leternjoftimi fotokopje
  • Dëshmi mbi  përvojen e punës përkatëse.
  • Vërtetimin nga Gjykata  se nuk ushtrohet  procedurë  hetimore  /jo më i vjeter se 6 muaj/.
  • Konkursi mbetet i hapur  15.  ditë nga dita e publikimit në mjete të informimit, dokumentet dorëzohen  në Departamentin e Administrates në  KRU. “Bifurkacioni” sh.a. Rr. “Enver Topalli” nr. 45.  Ferizaj (zyren nr. 1 ),prej ores 9,oo h – 15,oo h.  deri më datë: 02.05.2018,

 

 

Më : 18.04.2018                                                                     Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve                       

                                                                                                                         

                                                                                                           /z. Valon Sadiku/