RISHPALLJE KONKURSI

FERIZAJ, - 16:04

Për vendin e punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Duke u bazuar në Nenin 21, paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e nenit 21 paragrafi 21.4,i Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve në KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledehjen e mbaqjtur më 22.02.2019, mori vendim të rishpallë:

 

K O N K U R S

 - Për vendin e punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit (1)

-Orari i plotë i punës - Po,

-Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,

-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.

 

I.  Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

-Udhëheqë, organizon, përcjell dhe kontrollon punën e shërbimit financiar të kompanisë,

-Siguron zbatimin e politikës financiare sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv të kompanisë dhe Bordit të Drejtorëve,

-Përkujdeset për sigurimin e mjeteve për punë të rregullt dhe pagesën e detyrimeve,

-Jep udhëzime për organizimin e metodës së punës të kontabilitetit financiar,

-Përgatit planin për propozim të të hyrave të përgjithshme dhe shpërndarjen e tyre,

-Kujdeset për koordinimin e punëve në kontabilitet, financa, plan dhe analizë,

-Zbaton  ligjshmërinë në fushën e financave,

-Harton planet vjetore dhe periodike të kompanisë në afate ligjore,

-Kujdeset për afarizëm të suksesshëm të kompanisë dhe pagesën e të ardhurave personale  të punëtorëve,

-Për punën e vet i përgjegjet  Bordit të Drejtorëve.

 

II.  Përgatitja shkollore:

-Fakulteti Ekonomik,

-Së paku 5 (pes) vjet përvojë pune në fushën e financave, pas diplomimit,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).

 

III.  Procedura e aplikimit:

-Aplikacioni për punë - kërkesa,

-Biografia - CV-ja,

-Çertifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,

-Diploma e fakultetit,

-Letërnjoftimi, fotokopje,

-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,

-Dëshmi mbi përvojen e punës.

 

Aplikacioni merret në  Departamentin e Administratës, zyrën nr. 1- KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 26.02.2019 e deri më 12.03.2019, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650. 

 

Ferizaj, 25.02.2019                                                                                   UD. Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve

 

                                                                                                                            __________________

                                                                                                                              Burhan Salihu                                                                        

KONKURSI-ZKFTH