KONKURS
Ferizaj,
-
11:13
Për vendin e punës: Mikrobiolog
Duke u bazuar në Nenin 8.1 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Neni 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Nr. 07/2017 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe Detyrave të Punës të KRU Bifurkacioni ShA Nr.775 të datës 24.12.2007, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, shpallë:
K O N K U R S
- Për vendin e punës: Mikrobiolog
-Orari i plotë i punës - Po,
-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.
I.Detyrat dhe përgjegjësitë e punës: sipas Rregullores mbi Sistematizimin e Punëve dhe Detyrave të Punës të KRU Bifurkacioni ShA Nr.775 të datës 24.12.2007
II. Përgatitja shkollore:
-Përgatitja superiore universitare - specialist mikrobiolog (mjek, teknolog i ushqimit, biolog aplikativ);
-Së paku 1 (një) vjet përvojë pune në fushën e analizave mikrobiologjike, pas diplomimit;
-Të këtë aftësi për punë nën presion;
-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë;
-Të këtë njohuri të punës me kompjuter;
- Njohja e gjuhës angleze, me përparsi;
III. Procedura e aplikimit:
-Aplikacioni për punë - kërkesa,
-Biografia - CV-ja,
-Çertifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,
-Diploma e fakultetit,
-Letërnjoftimi - fotokopje,
-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,
-Dëshmi mbi përvojen e punës.
Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës, zyrën nr. 1- KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 17.04.2019 e deri më 2.05.2019, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650.
Ferizaj, 17.04.2019
Kryeshefi Ekzekutiv
______________
Xhabir Morina
Konkurs_mikrobiolog