KONKURS

Ferizaj, - 15:12

Për vendin e punës: Sekretar i kompanisë

Duke u bazuar në Nenin 21, Paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, në Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Nenit 21,  Paragrafi 21.4 të Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve (BD) të KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledhjen e mbaqjtur më 28.06.2019, mori vendim të shpallë:

 

K  O  N  K  U  R  S

 

Për vendin e punës: Sekretar i kompanisë (1)

-Orari i plotë i punës - Po,

-Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,

-Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.

 

I. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës

-Udhëheqë dhe mbikqyrë punët juridike-administrative në kompani,

-Vepron si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve,

-Kryen të gjitha aktivitetet, publikimet për autoritetin përkatës siç kërkohet me ligj dhe statut,

-Koordinon punët me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe përgatit materialet dhe dokumente për mbedhjet e BD,

-Mbikqyrë mirëmbajtjen dhe azhurimin e rregullt në web-faqen e kompanisë,

-U jep këshilla juridike punëtorëve të kompanisë,

-Është përgjegjës për mbajtjen e proçesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komitetit të Auditimit,

-Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,

-Është përgjegjës për zbatueshmërinë e ligjit në kompani,

-Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe BD.

 

II. Përgatitja shkollore

-Fakulteti Juridik,

-Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune,

-Të këtë aftësi për punë nën presion,

-Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,

-Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Axcel Powerpoint, PIP).

 

III. Procedura e aplikimit

-Aplikacioni për punë - kërkesa,

-Biografia, CV-ja,

-Çertifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,

-Diploma e fakultetit,

-Letërnjoftimi, fotokopje,

-Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,

-Dëshmi mbi përvojën e punës.

 

Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyrën nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në web-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 19.07.2019 e deri më 2.08.2019, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650. 

 

Ferizaj, 19.07.2019                                                                                                                           UD Kryesuesi i BD

 

                                                                                                                                                          _______________

                                                                                                                                                             Burhan Salihu                                                                        

Konkursi per Sekretar