Thirrje Publike për Pagesën e Faturave të Ujit dhe Kanalizimit

Ferizaj, - 10:46

Për: Konsumatorët shtëpiak, bizneset dhe institucionet

Data:              29.04.2020

Për:                Konsumatorët shtëpiak, bizneset dhe institucionet

Nga:               KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj

Lënda:           THIRRJE PUBLIKE PËR PAGESËN E FATURAVE TË UJIT DHE KANALIZIMIT

 

THIRRJE

PËR PAGESËN E FATURAVE TË UJIT DHE KANALIZIMIT

Të nderuar qytetarë-konsumatorë, disa deklarata jo zyrtare nga persona jo kompetent është krijuar një huti lidhur me faktin se a duhet të paguhen faturat ujit dhe kanalizimit  gjatë periudhës së pandemisë?

Si pasojë e këtyre deklaratave të papërgjegjshme, ka ardhur deri tek rënia drastike e pagesave të faturave të ujit, duke ndikuar drejtpërdrejtë në (pa) qëndrueshmërinë financiar të KRU Bifurkacioni. Duke marrë parasysh faktin se KRU Bifurkacioni, TË VETMIN BURIM të të hyrave buxhetore e ka nga INKASIMI-ARKËTIMI i faturave të ujit, ju njoftojmë se ekzistenca-mbijetesa e kompanisë varet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht nga këto të hyra. Prandaj, Ju lutemi që të mos e rrezikoni qëndrueshmërinë e kompanisë, sepse në këtë mënyrë e rrezikoni edhe vetveten, duke e sjellë në pikëpyetje furnizimin e me ujë!

Deri tashti, nuk ka asnjë vendim të Qeverisë për mos pagesë të shpenzimeve të ujit. Si rrjedhojë, kërkojmë nga Ju të nderuar qytetarë-konsumatorë që të vazhdoni të bëni pagesën e faturave të ujit, sepse në këtë mënyrë do ta ndihmoni vetveten dhe kompaninë, e cila nuk mund të ekzistojë-mbijetojë pa pagesën e faturave nga ju. Prandaj, të nderuar qytetarë-konsumatorët PAGUANI FATURAT E UJI, sepse vetëm kështu e kryeni obligimin ligjor ndaj vetvetes dhe kompanisë.

 

Pagesat mund të bëhen si më poshtë:

FERIZAJ

•Në  Arkën Kyresore në selinë e KRU Bifurkacioni, Rr. Enver Topalli nr. 45

•Në Arkën N. 2, afër selisë qendrore të KEDS/KESCO

•Në të gjitha pikat e Postës së Kosovës

 

KAÇANIK

•Në Arkën Kryesore në selinë e Njësisë Operative Kaçanik, Rr. Ismail Raka

•Në Arkën Nr. 2, Rr. Ismail Raka, afër Bulevardit Ismail Raka

 

HANI I ELEZIT

•Në Arkën Kryesore në selinë e Zyrës së Shërbimeve, Rr. Dëshmorët e Kombit

 

PAGESAT MUND TË BËHEN EDHE

•Online përmes E-banking të xhirollogarinë 1304001001359309 në BPB

•Në të gjitha filialet e Union net - Western Union në Ferizaj

 

THIRRJE për pagesë të ujit