Konkurs

Ferizaj, - 15:30

Për vendet e lira të punës në KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj: I. Arkëtues (2), II. Zyrtar i SIGJ (Sistemi i Informacionit Gjeografik) – GIS (Geogrphic Information System) (1), III. Zyrtar i Teknologjisë Informative (TI) (1), IV. Mikrobiolog (1), V. Kimist (1).

Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1, Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nr. 07/2017 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe  Detyrave të Punës të KRU Bifurkacioni ShA Nr.775 të  datës 24.12.2007, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, shpallë:

 

 

K O N K U R S

 

Për vendet e lira të punës në KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj:

  1. Arkëtues  (2),
  2. Zyrtar i SIGJ (Sistemi i Informacionit Gjeografik) – GIS (Geogrphic Information System)  (1),
  3. Zyrtar i Teknologjisë Informative (TI)  (1),
  4. Mikrobiolog (1),
  5. Kimist (1).

 

Kushtet:

Për  vendin e punës  në nr. rendor I

-Përgatitja shkollore:  Shkolla e Mesme,

-Përvoja e punës, e dëshirueshme.

 

Për vendet e punës  në nr. rendor  II, III, IV dhe V

-Përgatitja shkollore: Fakulteti,

-Përvoja e punës, e dëshirueshme .

 

Përgatitja profesionale, detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

       I.    Arkëtues:

  • Është përgjegjës për leximin e ujëmatësve të konsumatorëve dhe pagesën e faturave të ujit në terren,
  • Është përgjegjës për arkëtimin e faturave për ujin e faturuar në një zonë të caktuar,
  • Në bazë ditore, dorëzon mjetet e arkëtuara, në arkën e kompanisë,
  • Mban përgjegjësi për mjetet e arkëtuara deri në dorëzimin e tyre në arkë,
  • Është përgjegjës për hartimin e listave dhe regjistrave të konsumatorëve, të cilët nuk janë të rregullt me pagesa,
  • Ka për detyrë të përgjigjet dhe të adresojë më tutje në kompani vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale të konsumatorëve
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacionet e programeve Word, Excel dhe Power Point,
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

II.   Zyrtar i SIGJ-GIS:

  • Të ketë përvojë në programin SIGJ-GIS dhe shkathtësi në hartografi,
  • Të ketë përvojë në hartimin dhe administrimin e bazës së të dhënave operative-gjeografike nga terreni,
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacionet Word, Excel dhe programet tjera të Microsoft Office,
  • Zhvillon, prodhon, azhurnon dhe mirëmban hartat të sakta digjitale, me të dhëna operative-gjeografike,
  • Harton, kodon dhe konverton të dhënat ekzistuese nga burime të ndryshme,
  • Zhvillon dhe redakton elementet dhe simbolet e legjendës gjeografike,
  • Është përgjegjës i mirëmbajtjes, ruajtjes dhe menaxhimit të burimeve të të dhënave,
  • Është përgjegjës i zhvillimit dhe zbatimit të procedurave e standardeve të dokumentimit të të dhënave,
  • Të ketë saftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e vet.

 

      III.  Zyrtar i Teknologjisë Informative (TI):

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të TI në kompani,
  • E bën aktualizimin e softuerëve të kompanisë (upgrade, përditësim, modifikime dhe konfigurime sipas kërkesës në databaza),
  • Kryen te gjitha aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve operative dhe harduerike në kompjuter dhe aplikacione,
  • Është përgjegjës për montimin e pjesëve harduerike dhe mirëmban veglërinë e TI,
  • Teston dhe vlerëson infrastrukturën e TI të kompanisë, duke përfshirë por jo vetëm, serverët, routerët, rrjetin dhe i mirëmban,
  • Teston dhe siguron funksionalitetin e pajisjeve ekzistuese dhe atyre te reja,
  • Ofron ndihmë  softuerike për zyrtarët tjerë të kompanisë,
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë tjera të natyrës së ngjashme, sipas udhëzimeve apo kërkesës së përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

       IV.  Mikrobiolog:

  • Kontrollon kualitetin e ujit përmes analizave: fiziko-kimike dhe mikrobiologjike,
  • Mbledh të dhëna nga lokacione të ndryshme dhe harton raporte për kualitetin e ujit, përfshirë burimet, impiantet e trajtimit, sistemet prodhuese, rezervuorët e deri tek konsumatorët final,
  • Bën regjistrimin, zbërthimin  dhe interpretimin e të dhënave të nxjerra nga analizat e ujit,
  • Inspekton procesin e trajtimit të ujit në impiante dhe kontrollon për kontaminime të mundshme,
  • Definon  shkaqet e situatave jonormale në aspektet mikrobiologjike të kualitetit të ujit,
  • Përcjell rezultatet  e analizave  mikrobiologjike  dhe njofton përgjegjësin e  cilësisë  së  ujit për nevojën  e intervenimit në raste të caktuara,
  • Mbikçyr dozimin e kemikateve në të gjitha pikat dozuese dhe propozon masat për dozim sa më efikas,
  • Bashkëpunon dhe konsultohet me pjesën tjetër të stafit  dhe i udhëzon ata për masat që duhet ndërmarrë për të garantuar cilësinë e ujit,
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

       V.    Kimist:

  • Kontrollon procesin kimik të pastrimit të ujit në impiantet e kompanisë,
  • Përcakton sasinë e klorit dhe substancave tjera kimike të cilat përdoren gjatë procesit të përpunimit të ujit,
  • Analizon mostrat e ujit të përpunuar për të siguruar që substancat kimike janë në kufijtë e lejuar,
  • Kujdeset për mirëvajtjen e punëve dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rezervoarëve, sipas planit dhe afateve kohore që përcaktohen në bazë të analizave kimike,
  • Mbledhë të dhëna dhe nga lokacione të ndryshme dhe harton raporte për vcilësinë e ujit, përfshirë burimet, impiantet e trajtimit, sistemet prodhuese, rezervoarët e deri tek konsumatorët final,
  • Definon shkaqet e situatave jonormale në aspektet kimike të kualitetit të ujit,
  • Përgatitë planin ditore, mujor, tremujor, gjashtëmujor dhe vjetor të punëve,
  • Përgatitë kuadrot e reja për punë në laborator,
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

 

 Dokumentet e nevojshme:

              -Aplikacioni për punësim – kërkesa,

              -Diploma e përgatitjes shkollore,

              -Ekstrakti i lindjes, jo më i vjetër se 6 muaj,

              -Letërnjoftimi fotokopje,

              -Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata, jo më i vjetër se 6 muaj.

 

Aplikacioni për punësim merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyra nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar, në zarf-pliko të mbyllur.  Afati i konkursit për aplikim është i hapur  15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 4.08.2020 e deri më 18.08.2020, prej orës  9.00 h deri në ora 15.00 h. Telefoni për kontakt  0290 320 – 650.

Ferizaj, 3.08.2020                                                                                                                        

 

                                                                                                                                                          Kryeshefi Ekzekutiv

                                                                           

                                                                                                                                                          ________________

                                                                                                                                                                Xhabir Morina

Konkursi 4.08.2020