Historiku

Kompania Regjionale e Ujit „Bifurkacioni‟sh.a., (më tej „Kompania‟) është ndërmarrje publike komunale që ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza në pjesën jug-lindore të Kosovës në Komunën e Ferizajit.

Nga viti 1999 Kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit deri më 31 Qershor 2007 kur është themeluar si shoqëri aksionare nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht Ministria për Tregti dhe Industri dhe se aksionar eshte komuna e Ferizajt me 85.30% te aksioneve dhe me 14.70% komuna e Kaçanikut.

Kompania Rajonale për Ujë “ BIFURKACIONI “ SH.A. Ferizaj 4 Deri në 31 Qershor 2008 Kompania është mbikëqyrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, ndërsa pas kësaj date Kompania mbikëqyret nga Komuna e Ferizajit gjegjësisht edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave permes Administrates Tatimore te Kosoves per obligimit tatimore qe lindin nga veprimtaria e kompanise.

Kompania posedon licencën për kryerjen e veprimtarisë së saj, të lëshuar nga Zyra Rregullatore për Ujë dhe Kanalizim. Prodhimi dhe shitja e ujit të pijshëm, mbledhja e ujërave të zeza janë aktivitetet kryesore të ndërmarrjes.

Vlerat kryesore të Kompanisë janë përkushtimi për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj konsumatorëve, arritja e vetëqëndrueshmërisë financiare dhe të qenit transparent ndaj akterëve relevant të sektorit të ujit në Kosovë