Regjistrimi i konsumatorit të ri

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni pranë zyreve të kompanisë KRU “BIFURKACIONI” Sh.A konkretisht tek  Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për kyçje të re. Personat fizik duhet te sjellin dokumentin identifikues ndersa personat juridik  duhet të sjellin edhe certifikaten e regjistrimit te biznesit. Brenda 48 orëve ekipet e kompanise do të dalin në pronën tuaj për të shqyrtuar kërkesën dhe mundësin teknike për kycje në infrastrukturën tonë. Pas aprovimit te kerkeses suaj do te paiseni me lejën për kyçje dhe do ta  nënshkruani kontratën për furnizim me ujë të pijshëm. Kompanisa KRU “BIFURKACIONI”  do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje (gjate orarit te punës).