Njoftim - Përgjigje lidhur me cilësinë e ujit të pijes në fshatin Bablak

Ferizaj, - 13:30

Data:         8.11.2019

Për:          TV Tema dhe opinionin publik    

Nga:         Jeton Shabani, Përgjegjës i Sektorit të Ujësjellësave dhe Cilësisë së Ujit në Zonat Rurale të KRU Bifurkacioni  

 

N  J  O  F  T  I M – P  Ë  R  GJ  I  GJ  E

 

Pas raportimit më 6.11.2019 në Radio Televizionin Tuaj, lidhur me ankesat e banorëve të fshatit Bablak për cilësinë e ujit të pijes, punëtorët e Sektorit të Ujësjellësve dhe Cilësisë së Ujit në Zonat Rurale të KRU Bifurkacioni kanë dalë në terren për të bërë verifikimin - kontrollimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rezervoarët prej të cilëve furnizohet ky rrjet.

Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve, dëshirojmë t’ju njoftojmë, sqarojmë dhe shpjegojmë se cilat janë shkaqet e shfaqjes së turbullirës së ujit të pijes në atë zonë, që nuk përjashtohen as në zonat tjera:

  • Furnizimi me ujë të pijes i fshatin Bablak bëhet nga puset nëntokësore. Puset nëntokësore në gjithë territorin e Kosovës janë të pasura me minerale, gjegjësisht me prani të Manganit dhe Hekurit. Pas dezinfektimit të ujit me klor, këto dy elemente kimike oksidohen, me ç’rast sedimentohen në rezervoarët e ujit dhe rrjetin furnizues të ujësjellësit duke marrë ngjyrë  vjollce-murrme.
  • Furnizimi me ujë të pijes i banorëve të fshatit Bablak është i varur drejtëpërdrejtë nga energjia elektrike, sepse sistemi i ujësjellësit është me sistem pompimi dhe jo me gravitet. Për këtë arsye, kur kemi ndërprerje të energjisë elektrike, ndërpritet edhe furnizimi me ujë, dhe pastaj kur vjen energjia elektrike dhe sërish fillon furnizimi me ujë, në rrjet mund të krijohet turbullirë eventuale, si pasojë e sedimentimit në rezervoar dhe rrjet të elementeve kimik të oksiduar.

Mirëpo, kjo turbullirë zgjatë për një kohë të shkurtër, një deri në tre minuta. Kjo dukuri vërehet më së shumti te konsumatorët të cilët janë të kyçur në fund të rrjetit.

  • Shkaktar tjetër e shfaqjes së turbullirës në ujin e pijes mund të jetë edhe ndonjë prishje-defekt në rrjetin furnizues dhe si pasojë e ndërprejes së furnzimit me ujë deri në riparimin e rrjetit, mundë të vjen deri tek depërtimi i llumit në rrjet.
  • Uji i pijes që përdoret nga banorët e fshatit Bablak, klorizohet në rezervoar.
  • Këtë muaj do ta bëjmë edhe pastrimin e rezervoarit si çdo vit tjetër.
  • Së shpejti, do të vendosim edhe valvula të zbrazjes në rrjetin e ujësjellësit, të cilat do t’na mundësojnë pastrimin e rrjetit në tërsi, i cili veprim do ta minimizoj mundësinë e shfaqjes së turbullirës së ujit në rubinetat e konsumatorëve.

 

Ju njoftojmë gjithashtu, se KRU Bifurkaioni ka kontratë me Institutin Kombëtar të Shëndetsisë Publike të Kosovës për analiza të ujit, të cilët i marrin mostrat e ujit për analiza në baza ditore, javore dhe mujore. Gjitha mostrat e ujit që janë marrë në fshatin Bablak kanë rezultuar të mira dhe janë konform udhëzimit administrativ UA 16/2012. Këto rezultate mund të vërtetohen-verifikohen  në Sektorin e Ujësjellësve dhe Cilësisë së Ujit në Zonat Rurale të  KRU Bifurkacioni.

Njoftim - Përgjigje