Ndërrimi i pronarit

Poseduesi i ri i pronës cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet pranë zyrave te KRU Bifurkacioni ShA dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim:

 

Kur ndërrohet pronari-shitblerje:

  • Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
  • Kopja e kontratës së shitblerjes e noterizuar,
  • Fletëpagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

 

Kur konsumatori kërkon ndryshimin e emrit me pjesëtar tjetër të familjes:

  • Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
  • Çertifikata familjare,
  • Deklarata nga konsumatori paraprak (aktual), që me dëshirë kërkon të ndërrohet emri në kartelë (faturë),
  • Fletëpagesa- që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

 

Kur konsumatori i evidentuar vdes: 

  • Kërkesa e anëtarit të familjes së konsumatorit që ka vdekur për ndryshimin e emrit,
  • Certifikata familjare dhe certifikata e vdekjes,
  • Fletëpagesa- që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.