Këshilla Për Kursimin e Ujit

Ferizaj, - 09:24

Konsumatorët shtëpiak, bizneset dhe institucionet

Data:             29.04.2020

Për:               Konsumatorët shtëpiak, bizneset dhe institucionet

Nga:              KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj

Lënda:          KËSHILLA PËR KURSIMIN E UJIT

 

KËSHILLA PËR KURSIMIN E UJIT

Si ta kursejmë  ujin gjatë gjatë periudhës së pandemisë SARS-COVID 19 (Corona Virus)?!

Qëndrimi në shtëpi, sipas rekomandimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat bëjnë thirrje edhe për  pastrim sa më të shpeshtë të duarve dhe ambienteve ku jetojmë e punojmë, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e virusit, ndër të tjera, ka shkaktuar edhe rritjen e ndjeshme të konsumit të ujit. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, sepse KRU Bifurkacioni është duke operuar me kapacitete maksimale dhe për momentin ka sasi të mjaftueshme të ujit.

Sidoqoftë, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve-konsumatorëve që të respektojnë udhëzimet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare edhe për përdorim sa më racional të ujit, gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi. Kursimi i ujit nga të gjithë ne është i lehtë, i nevojshëm dhe i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta ndihmojmë vetëveten dhe kompaninë që të kemi furnizim të qëndrueshëm me ujë. Kjo mund të arrihet nëse e shtojmë kujdesin gjatë përdorimit të ujit, përmes veprimeve si në vijim:

  • Kontrolloni herë pas here pajisjet hidrosanitare për ndonjë rrjedhje eventuale  të ujit, sidomos në WC (guacën e tualetit) dhe rubinetin e banjos tuaj. Një rrjedhje e fshehur e ujit në tualet mund të çoj dëm prej 30-500 litra ujë në muaj. Prandaj, rregulloni çdo gjë që rrjedhë në banjon tuaj;
  • Gjatë larjes së duarve, fytyrës dhe dhëmbëve, mbylleni gjithnjë  mirë rubinetin përgjatë procesit të pastrimit dhe kështu ju kurseni rreth 20 litra ujë në minutë;
  • Derisa jeni duke bërë dush dhe ndërkohë  e ndalni rubinetin përgjatë pastrimit, ju mund të kurseni deri në 570 litra ujë në muaj;
  • Nëse përdorni një dush me rrjedhë të ulët (shjtypje më të ultë),  ju mund të kurseni deri 56 litra ujë gjatë një dushi prej 10-minutave;
  • Duhen rreth 264 litra ujë për të mbushur një vaskë kështuqë, dushet janë përgjithësisht mënyra më efikase për t’u pastruar, sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë;
  • Një rrobalarëse moderne e pajisur me program për kursmin e ujit, përdor deri në 75 litra ujë për një pastrim. Sigurohuni që ta shfrytëzoni në maksimum kapacitetin e saj gjatë çdo larje.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!

 

 

Këshilla për kursim të ujit