N J O F T I M

Ferizaj, - 11:34

Për të gjithë konsumatorët të cilët gjinden në zonën e shërbimit Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit

Data:      06.12.2022

Për:        Konsumatorët e KRU BIFURKACIONI SH.A

Nga:       Departamenti i Shitjes  

Lënda:   Njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni  njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit se nga ky muaj ka filluar përgatitjen e listave për dërgimin e lëndëve tek Përmbaruesit Privat për konsumatorët që kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe të atyre konsumatorëve të cilët nuk iu janë përmbajtur kontratës së nënshkruar nga të dyja palët.

Përveç aplikimit masiv të shkyçjeve individuale, nga sot lëndë të shumta të konsumatorëve borxhlinj do të procedohen te Përmbaruesit.

Me mirëkuptimin maksimal, ju lutemi që,  të paraqiteni në kompani-Departamentin e Shitjes, për të bërë pagesën e borxhit ose për të nënshkruar kontratë për programimin e borxhit, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi, sepse lëndët e dërguara te Përmbaruesit janë shpenzime shtesë për ju.

 

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!!